Na ndiqni
Vlerësim 5/5

Finance Solution Albania
Profesionistë për biznesin tuaj

Me Finance Solution Albania, ju nuk merrni thjesht një shërbim – merrni një partner.

Finance Solution Albania është krijuar me një qëllim të thjeshtë: të ndihmojmë bizneset të menaxhojnë financat me thjeshtësi, saktësi dhe siguri.

Ne ofrojmë shërbime të personalizuara për freelancerë, start-up-e dhe biznese të vogla dhe te mesme, të cilat kanë nevojë për mbështetje reale në proceset financiare të përditshme – nga mbajtja e librave kontabël, te raportimet mujore, deklarimet tatimore dhe këshillimi financiar.

Në një treg që shpesh është i komplikuar dhe burokratik, ne zgjedhim qartësinë, transparencën dhe qasjen njerëzore. Çdo klient i yni ka nevojë për një partner që kupton sfidat dhe i ofron zgjidhje praktike, të shpejta dhe të besueshme.

Çfarë na bën ndryshe?

Çdo bashkëpunim për ne është një marrëdhënie e ndërtuar mbi besim. E dimë që financat janë të ndjeshme dhe të rëndësishme – prandaj merrem vetë me gjithçka, me përpikmëri dhe përgjegjësi të plotë për sigurinë tuaj financiare.
Flasim gjuhën e thjeshtë të biznesit – pa terma të ndërlikuar
Jemi të afërt dhe të përgjegjshëm – gjithmonë të gatshëm për t’u përgjigjur
I ofrojmë çdo klienti kujdes dhe përkushtim të plotë

Vlerat që udhëheqin
çdo bashëkëpunim!

Transparencë

Komunikim i ndershëm dhe i qartë në çdo hap. Klientët tanë dinë gjithmonë çfarë të presin – pa surpriza, pa terma të paqartë.

Saktësi

Ne besojmë te rëndësia e detajeve. Çdo raport, faturë apo dokument financiar përgatitet me kujdes maksimal dhe përpikmëri.

Mbështetje e vazhdueshme

Jemi më shumë se një ofrues shërbimesh – jemi partneri juaj financiar. Gjithmonë të gatshëm të dëgjojmë, të këshillojmë dhe të ndihmojmë.

Thjeshtësi në çdo proces

Shërbimet tona janë të strukturuara për të qenë të kuptueshme dhe praktike. Ne flasim gjuhën e biznesit, jo të burokracisë.

Profesionalizëm

Respekt, korrektësi dhe etikë pune në çdo bashkëpunim. Klientët tanë e ndiejnë që janë në duar të sigurta.

Zhvillim i vazhdueshëm

Jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave më të mira për t’u përmirësuar – si profesionistë dhe si mbështetës të rritjes së klientëve tanë.

Komente nga klientët

Nga hapja e biznesit deri te menaxhimi i përditshëm financiar, klientët tanë ndajnë eksperiencat e tyre me Finance Solution Albania. Ja çfarë thonë ata për bashkëpunimin me ne.

Shërbim shumë profesional dhe korrekt. Falë Finance Solution Albanian, arrita të hap biznesin tim pa frikë. Gjithçka u trajtua në mënyrë shumë të shpejtë dhe të saktë. Jam shumë e kënaqur!

5/5
Arlinda M.
Sipërmarrëse

Te Finance Solution Albania kam gjetur gjithçka që më nevojitet për biznesin tim – kontabilitet, raporte, këshilla për investime… më kanë kursyer shumë kohë. Të përkushtuar dhe korrektë.

5/5
Besnik R.
Biznesmen

Më pëlqen shumë qasja e tyre praktike. Nuk flasin vetëm në teori, por të japin zgjidhje konkrete për situatat që përballesh çdo ditë si sipërmarrës. E ndjej që kam një partner të vërtetë financiar.

5/5
Andi T.
Pronar dyqani online

Shërbim shumë cilësor dhe staf i sjellshëm. I kontaktova për këshilla rreth një investimi dhe më sqaruan gjithçka me shumë durim. Më ndihmuan të marr vendimin e duhur.

5/5
Ina B.
Parukiere/estetiste
Vlerësim 5/5

Gati të organizoni financat e biznesit tuaj?

Na lejoni t’ju ndihmojnë të menaxhoni më mirë të ardhurat, shpenzimet dhe rritjen e biznesit tuaj.