Finance Solution Albania
Partneri juaj financiar në çdo hap
Te Finance Solution Albania, ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara financiare për biznese që kërkojnë qartësi, organizim dhe rritje të qëndrueshme. Shërbimet tona mbulojnë të gjithë ciklin financiar të një biznesi, nga kontabiliteti ditor deri te raportimi financiar dhe këshillimi strategjik.
Regjistrimi dhe hapja e bizneseve
të reja
Këshillim për përzgjedhjen e formës ligjore më të përshtatshme (SH.P.K, NIPT individual, etj.)
Përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit për regjistrimin në QKB
Aplikimi për NIPT, regjistrimi në Tatime dhe marrja e çertifikatave përkatëse
Mbështetje në hapjen e llogarive bankare dhe për regjistrimin e kasës fiskale
Kontabilitet i përditshëm
Regjistrimi i të gjitha dokumenteve financiare (fatura shitje/blerje, pagesa, hyrje/dalje banke dhe arke)
Ndjekja e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve
Mbajtja e librit të shitjes dhe blerjes
Evidentimi dhe përditësimi i shpenzimeve operative dhe kostove mujore
Deklarimi tatimor ne përputhshmëri me ligjin
Hartimi dhe dorëzimi i deklaratave mujore/3-mujore të TVSH-së
Llogaritja dhe deklarimi i Tatimit në Fitim/TAP-it
Regjistrimi dhe deklarimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore për punonjësit
Monitorim i afateve ligjore dhe dërgim njoftimesh për pagesat tatimore
Raportim financiar
Raporte mujore dhe tremujore për të kuptuar gjendjen reale të biznesit
Përgatitja e analizave të shpenzimeve dhe të ardhurave për menaxhimin më të mirë të cash-flow-t
Raporte të personalizuara për sipërmarrësit ose partnerët investues
Këshillim financiar dhe strategjik
Konsulencë për organizimin financiar të biznesit
Ndihmë për vendime të rëndësishme si investime, zgjerim, financime ose kredi
Parashikim dhe planifikim i buxhetit të biznesit
Analizë kostoje dhe rentabiliteti për produktet/shërbimet tuaja
Përfaqësim dhe asistencë në kontrolle tatimore
Përfaqësim i plotë para Drejtorisë së Tatimeve
Asistencë gjatë kontrolleve fiskale dhe përgatitje dokumentacioni mbështetës
Komunikim zyrtar dhe zgjidhje të mosmarrëveshjeve në mënyrë profesionale
Pasqyra financiare vjetore
Përgatitja e pasqyrave sipas Standardit Kombëtar të Kontabilitetit
Pasqyra e pozicionit financiar (bilanci)
Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve
Pasqyra e ndryshimeve në kapital
Pasqyra e fluksit të parasë (cash flow)
Hartimi i shpjegimeve shoqëruese dhe analizës financiare
Paketa speciale për startup-e dhe freelancerë
Shërbime të përballueshme për biznese të reja
Udhëzime praktike për menaxhimin financiar
Zgjidhje që përshtaten me rritjen e biznesit tuaj
