Na ndiqni
Vlerësim 5/5

Deklarim tatimor në përputhshmëri me ligjin

Deklarimet tatimore janë një detyrim i domosdoshëm ligjor për çdo biznes, por shpesh sjellin stres dhe pasiguri. Në Finance Solution Albania sigurohemi që çdo deklaratë të hartohet e dorëzohet me kujdes maksimal, duke ju mbrojtur nga penalitetet dhe duke ruajtur qetësinë tuaj.

Përgatitja dhe dorëzimi i deklaratave tatimore

Deklarimet tatimore janë një nga proceset më të rëndësishme të një biznesi. Çdo gabim, vonesë apo mospërputhje me ligjin mund të sjellë pasoja të menjëhershme financiare dhe ligjore.

Për këtë arsye, ne kujdesemi për përgatitjen dhe dorëzimin e deklaratave mujore ose tremujore të TVSH-së, llogaritjen e Tatimit mbi Fitimin dhe TAP-it, si dhe regjistrimin korrekt të kontributeve të sigurimeve shoqërore për punonjësit tuaj.

Çdo hap kryhet me përpikmëri dhe transparencë, në mënyrë që biznesi juaj të jetë gjithmonë në përputhje të plotë me ligjin dhe të mos rrezikojë penalitete të panevojshme.

Monitorim i afateve dhe shmangie penalitetesh

Një nga sfidat më të zakonshme për bizneset është menaxhimi i afateve tatimore. Vonesat, mungesa e informacionit ose thjesht mbingarkesa me detyra të tjera mund të sjellin gjoba të rënda dhe probleme me autoritetet fiskale.

Ne ofrojmë një sistem monitorimi të vazhdueshëm që ndjek çdo afat ligjor dhe dërgon njoftime në kohë, duke u siguruar që deklarimet dhe pagesat tatimore të realizohen gjithmonë brenda afateve të kërkuara.

Përveç shmangies së penaliteteve, kjo ju ndihmon të mbani marrëdhënie të qarta dhe të shëndetshme me institucionet shtetërore, duke ruajtur reputacionin dhe stabilitetin financiar të biznesit tuaj.

PËRFITIMET

Financa të rregullta dhe të sigurta

Qetësi dhe siguri ligjore

Me deklarime të sakta dhe në kohë, ju shmangni çdo pasojë ligjore dhe vazhdoni aktivitetin tuaj pa pasiguri apo shqetësime.

Shmangie e penaliteteve

Duke respektuar afatet dhe duke dorëzuar dokumentacionin pa vonesa, ju kurseni para dhe mbroni biznesin nga gjobat tatimore.

Mbështetje profesionale

Me një ekip që e njeh në detaje legjislacionin, ju merrni asistencë të plotë dhe informacion të besueshëm për çdo situatë tatimore.

Transparencë financiare

Raportet e qarta ju japin një panoramë të saktë të detyrimeve fiskale, duke ju ndihmuar të kuptoni dhe më mirë financat tuaja..

Komente nga klientët

Nga hapja e biznesit deri te menaxhimi i përditshëm financiar, klientët tanë ndajnë eksperiencat e tyre me Finance Solution Albania. Ja çfarë thonë ata për bashkëpunimin me ne.

Shërbim shumë profesional dhe korrekt. Falë Finance Solution Albanian, arrita të hap biznesin tim pa frikë. Gjithçka u trajtua në mënyrë shumë të shpejtë dhe të saktë. Jam shumë e kënaqur!

5/5
Arlinda M.
Sipërmarrëse

Te Finance Solution Albania kam gjetur gjithçka që më nevojitet për biznesin tim – kontabilitet, raporte, këshilla për investime… më kanë kursyer shumë kohë. Të përkushtuar dhe korrektë.

5/5
Besnik R.
Biznesmen

Më pëlqen shumë qasja e tyre praktike. Nuk flasin vetëm në teori, por të japin zgjidhje konkrete për situatat që përballesh çdo ditë si sipërmarrës. E ndjej që kam një partner të vërtetë financiar.

5/5
Andi T.
Pronar dyqani online

Shërbim shumë cilësor dhe staf i sjellshëm. I kontaktova për këshilla rreth një investimi dhe më sqaruan gjithçka me shumë durim. Më ndihmuan të marr vendimin e duhur.

5/5
Ina B.
Parukiere/estetiste
Vlerësim 5/5

Gati të organizoni financat e biznesit tuaj?

Na lejoni t’ju ndihmojnë të menaxhoni më mirë të ardhurat, shpenzimet dhe rritjen e biznesit tuaj.